Galaxy A90 nuk do të ketë kamerë me mekanizëm

Aq sa është raportuar deri më tani, seria Galaxy A90 e Samsungut do të bëhet realitet. Në fakt, do të përbëhet nga dy modele – SM-A905 dhe SM-A908, ndoshta njëri prej tyre në version “Pro”.

Të dy smartfonët e rinj pritet të vijnë me procesorët e teknologjisë së fundit – Snapdragon 855. Ky procesor i Qualcommit do të debutojë në serinë Galaxy A.

Sa i përket kamerës, modeli SM-A905 thuhet se do të vijë me kamerën kryesore prej 48+12+5 megapikselë si dhe me veçorinë misterioze të quajtur “Tilt OIS”, transmeton Koha.net. Ndërsa SM-A908 do të vijë me kamerën kryesore prej 48+8+5 megapikselë.

Por, këto kamera të Galaxy A90 nuk do të jenë kamera me mekanizëm (që hapen si një periskop), ashtu siç i ka Galaxy A80, shkruan gsmarena.

Sa i përket detajeve tjera, SM-A908 thuhet se do të vijë me ekran Infinity-U FullHD+ Super AMOLED. Po ashtu, të dy modelet do të kenë ekranin prej 6.7-inç. Ndërsa SM-A905 pritet të ketë ekranin QHD.

Gjithashtu, raportohet se SM-A908 mund të vijë me rrjetin 5G.