Galaxy A80 ka një kamër të pasme që është edhe selfie njëkohësisht

Samsung prezantoi Galaxy A80, telefonin më të ri të rangut të mesëm me një kamër e cila jo vetëm që përdoret si e pasme por edhe selfie.

Kamera mbështetet mbi një mekanizëm slide i cili kur aktivizohet rrotullon kamerën për ta bërë kamër selfie.

Nisur nga ky dizajn kamere, Samsung mundi të prodhonte telefonin e parë me ekran “New Infinity”.

Kamera është e trefishtë dhe përbëhet nga një kamër kryesor 48-megapiksel f/2.0, kamër dytësore 8-megapiksel me hapje f/2.2 dhe një sensor i tretë ToF (Time-of-Flight).

Ekrani nuk ka asnjë prerje, asnjë notch, asnjë “hole-punch” dhe ka madhësi 6.7-inç FHD+ me rezolucion 1080×2400 piksel Super AMOLED.

Kemi parë edhe në të kaluarën telefonë me slide por asnjëherë në këtë formë. Oppo N1 i afrohet si disi sepse kishte një kamër rrotulluese 13-megapiksel.

Kamerat “pop-up” janë shndërrua në trend kohët e fundit në përpjekje për të prodhuar telefonë me ekran me “notch” si Vivo Nex dhe Oppo Find X. Telefonët slider gjithashtu janë rikthyer si Honor Magic 2 dhe Xiaomi Mi Mix 3.

Së bashku me këtë konfigurim kamerash, Galaxy A80 ka bateri 3,700 mAh dhe teknologjinë e karikimit të shpejtë 25W. Gjithashtu vjen me 8GB RAM, 128GB memorie dhe skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Telefoni është i disponueshëm në tre ngjyra: artë, bardhë dhe zezë.

Së bashku me Galaxy A80, Samsung gjithashtu do të nxjerrë në shitje Galaxy A70 që e prezantoi muajin e kaluar. A70 ka ekran me një notch të vogël 6.7-inç me raport 20:9.

Sistemi i trefishtë i kamerave përbëhet nga sensor kryesor 32-megapiksel, dytësore 5-megapiksel një tretësor super të gjerë 8-megapiksel. Galaxy A70 vjen në katër ngjyra:korale, blu, zezë dhe bardhë.

Galaxy A80 del në shitje më 29 Maj duke ju bashkuar Galaxy A10, A20, A30 dhe A50 të cilët janë prezantuar muajt e fundit. Çmimet për Galaxy A80 dhe A70 mbeten të panjohura.