Galatasarayi interesohet për Thiago Silvan
E ardhmja e Thiago Silvës mbetet ende mister. Mbrojtësi brazilian vijon të lëshojë deklarata dashurie për Paris Saint Germain, ndërsa drejtuesit e klubit francez ende nuk po ofrojnë rinovimin me parametrat që lojtari dëshiron.
Në muajt e fundit me klubin francez, Thiago Silva ka përfunduar në radarët e Galatasarayit, që e konsideron mbrojtësin veteran si goditjen perfekte në merkato madje, që në janar.
35-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Europë, mundësisht në Paris, por këta të fundit e shikojnë ndryshe ndaj dhe rrugët pritet të ndahen verën e ardhshme.