arrestim

Gadime e Ulët: Dyshohet se bashkë me disa të mitur dëmtuan fushën e sportit të shkollës, dërgohet në mbajtje

Është arrestuar një person pasi dyshohet se bashkë me disa të mitur kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit Gadime e Ulët, Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 19:00.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Ballkani.info