Kandidati për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferi ka thënë se nuk i është gëzuar lajmit për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në një reagim në rrjetin sociaë Facebook, Gacaferi ka deklaruar se vetëm ka pyetur nëse ka lajme të mira për Kosovën.
Anëtari i partisë Guxo paralajmëroi padi ndaj mediave në Kosovë.
“I bëjë me dije Berat Buzhalën, portalin “Sinjali”, “Nacional”, “Paparaci” se do përballën me gjykatat gjermane për shpifje”, tha ai.
“Me shtetas gjerman nuk është mirë mi kru, sepse unë në asnjë rresht, apo edhe fjalë të vetme nuk kam thënë se i gëzohem sëmundjes së Thaqit, por kam thënë: ‘A ka sot naj lajm të mirë për Kosovën a jo’”, tha Gacaferi.
Gacaferi, të martën e ka vlerësuar “lajm të mirë” përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.
Në një postim në rrjetin social Facebook të martën, Gacaferi, i cili përfaqëson partinë Guxo në listën e Vetëvendosjes, e cilësoi “lajm të mirë” edhe vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit.
“A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën a jo!!!”, shkroi Gacaferi.
Ai i renditi si lajme pozitive edhe rezultatet zgjedhore të kandidatëve për deputetë nga partitë opozitare, Besnik Tahiri dhe Haki Abazi nga AAK dhe Ardian Kastrati nga PDK.







