Gabon Interi, lufta për titull bëhet më e vështirë për zikaltrit

Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Fiorentinës brenda në “San Siro” dhe kështu humbet terren në luftën për titull.

Sfida nisi me ritëm të ulët, pa shumë raste, por në pjesën e dytë ishin miqtë ata që surprizuan duke kaluar të parët në avantazh me Torreiran. Gjithsesi festa e skuadrës së Italianos zgjati vetëm 5 minuta, sepse ishte Dumphris ai që barazoi sfidën.

Rastet më pas nuk munguan nga zikaltrit, të cilët kërkuan dhe një penallti, por që VAR-i ja mohoi.

Kështu Interi vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 60 pikë, 3 më pak nga Milani dhe Napoli.