Dështimi i vendosjes korrekte të SPF- kremit kundër diellit, në pjesët e duhura të fytyrës përkatësisht në pjesën nën sy përbën një rrezik të madh për kancerin e lëkurës, shkruan BBC.

Hulumtuesit vërejtën shumë dallime në mes të mënyrave se si njerëzit e aplikojnë kremin kundër diellit në fytyrën e tyre. Shumica e njerëzve nuk e aplikojnë këtë kremë në pjesët e poshtë të syve, aty ku lëkura është më e hollë dhe e ndjeshme ndaj kancerit që shkaktohet nga rrezet e diellit. Syzet që kanë mbrojtje speciale kundër rrezeve të diellit mund të ndihmojnë në mbrojtjen ndaj rrezikut që shkaktojnë rrezet e diellit sidomos në zonën nën sy.

Një grup hulumtuesish nga Universiteti i Liverpool-it ka studiuar mënyrën se si 84 persona e vendosin kremin në fytyrë dhe me anë të një kamere me rreze ultravjollcë kanë parë se sa mirë e kanë mbuluar fytyrën e tyre me kremë. Në këtë hulumtim u pa se 17% e tyre e kanë vendosur kremin në mënyrë jo korrekte dhe vetëm 11% e kanë vendosur mirë. Pjesa, që zakonisht nuk e kishin aplikuar këtë krëmë ishte ajo nën sy.

Përdorimi i kremave kundër diellit nuk është dhe aq i përhapur, dhe kjo për shkak të çmimeve të larta të produkteve. Përdorimi i tij rekomandohet nga të gjithë dermatologët për arsye të parandalimit të kancerit të lëkurës.