Gabimi që bëni kur pastroni pasqyrën e banjos

Pastrimi i pasqyrave është një nga punët më të bezdisshme për çdo person, sidomos për ata të cilat janë maniakë të pastërtisë që nuk e durojnë dot faktin se në pasqyrat që gjenden në shtëpitë e tyre të ketë pluhur apo njolla të ndryshme.

Me siguri që secili prej jush e ka pastruar pasqyrën e banjos me ndonjë “lëvizje karateje”, por që në fakt kjo metodë nuk është ideale kur bëhet fjalë për pastrimin e tyre, kjo për shkak se lëvizjet rrethore depozitojnë pluhurat dhe mbeturinat nga lecka duke i kthyer sërish në sipërfaqe.

Për rezultate më të mira, duhet që pasqyrën ta pastroni në një mënyrë të tillë:

Shtrëngojeni shumë leckën me të cilën po pastroni dhe aplikoni lëvizje nga lart – poshtë, në mënyrë që pluhurat dhe mbeturinat të bien poshtë.

Shkundeni leckën herë pas here dhe lajeni po ashtu pas çdo lëvizjeje që bëni teksa pastroni pasqyrën.

Nëse ndiqni këto hapa, pasqyra e banjos tuaj do të shkëlqejë nga pastërtia dhe nuk do të vuani më për t’i larë ato disa herë brenda ditës./shije