Gabimet në dush që ndikojnë në shëndetin tonë

Sipas statistikave, të gjithë ne kalojmë mesatarisht 1,5 vjet të jetës sonë në banjo. Po ashtu kalojmë gjashtë muaj duke bërë dush.

Në fakt, nuk ka asgjë befasuese në këto statistika për shkak se higjiena luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë.

Por shumë pak njerëz e dinë se mund të bëjmë gabime gjatë dushit, që mund të kenë pasoja për shëndetin tonë, transmeton Klan Kosova.

Madje disa nga këto gabime që mund të jenë të përditshme mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë.

Në mënyrë që të mos i përsërisni këto gabime herën tjetër kur bëni dush, hidhjani një sy këtij shkrimi.

Nuk bëjmë dush pas palestrës

Shumë njerëz mendojnë se arsyeja e vetme pse duhet të bëjnë dush pas palestrës është aroma e keqe e djersës.

Por, në fakt, ka edhe arsye të tjera shumë të rëndësishme: djersa stimulon prodhimin e bakterieve në lëkurën tuaj që mund të shkaktojnë puçrra. Prandaj, duhet të bëni dush, sa më shpejt që mundeni, pas palestrës.

Ne rruajmë këmbët para se të bëjmë pedikyr

Mos rruani këmbët para se të bëni pedikyr. Ju mund të merrni një infeksion nga gërvishtjet e vogla në këmbët tuaja.

Ne nuk bëjmë dush me “kontrast”

Para se të përfundoni dushin, bëni dush me ujë të ftohtë për 30 sekonda. Kjo do të rrisë rezistencën ndaj stresit, do të bëjë sistemin tuaj imunitar më të fortë dhe vepron si një anti-depresiv.

Por, mos harroni se nëse bëni një dush të tillë para se të flini mund t’iu bëjë të keni problem me gjumin.

Ne bëjmë dush dhe lajmë flokët çdo ditë

Njerëzit që kanë flokë të dobëta ose të holla, nuk duhet t’i lajnë ato çdo ditë. Preferohet që të lani flokët dy herë në javë në mënyrë që lagështia e flokëve të mbetet e balancuar.

Po ashtu, mos harroni se të bërit dush shpesh irriton dhe dehidron lëkurën pasi uji largon edhe bakteriet e mira. Kjo mund të rrisë shanset që të keni një infeksion lëkure.

Mbështjellja e flokëve me peshqir

Pasi të lagen, flokët mund të këputen shumë më lehtë. Në mënyrë që ta evitoni një gjë të tillë, rekomandohet që të mos i mbështillni flokët me peshqir, pasi të laheni.

Ne harrojmë ta pastrojmë kokën e dushit

Nëse e keni përdorur kokën e njejtë të dushit për një kohë të gjatë, mund të vëreni një pllakë bakteriale në të, që mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Shkencëtarët kanë zbuluar se bakteriet që mund të gjenden në kokën e dushit mund të shkaktojnë probleme me mushkëritë.

Nuk e përdorim sapunin si duhet

Nëse keni një sapun jo të lëngshëm në banjon tuaj, siguroheni që uji të kullojë nga sapuni. Në të kundërtën, bakteriet mund të riprodhohen në sapun.

E përdorim peshqirin e njëjtë për një kohë të gjatë

Mos e përdorni peshqirin e njejtë për një kohë shumë të gjatë. Nëse përdorni një peshqir që nuk është krejtësisht i tharë, mund të ketë bakterie.

Mikrobiologu Philip Tierno rekomandon që të mos e përdorni peshqirin e njëjtë më shumë se tri herë, para se ta lani.

Nuk e pastrojmë vaskën pasi të kemi bërë dush

Mos harroni ta pastroni vaskën pasi ta keni përfunduar dushin. Mjedisi me lagështi stimulon riprodhimin e baktereve si E.Coli.

Pastrimi i vazhdueshëm i vaskës parandalon infeksionet.

E lëni sfungjerin e dushit në kabinën e dushit

Duke lënë sfungjerin e dushit në kabinën e dushit ose në vaskë, ju keni lënë bakterie të ndryshme të riprodhohen më shpejt, për shkak të lagështisë.

Preferohet që të lëni sfungjerin e dushit në një zonë pa lagështi.

Ne nuk pastrojmë këmbët

Disa njerëz nuk pastrojnë këmbët kur bëjnë dush, duke besuar se uji dhe sapuni qarkullon poshtë trupit dhe kështu pastrohen edhe këmbët.

Për fat të keq, kjo nuk është e vërtetë dhe nëse nuk lani këmbët, mund të keni infeksione të ndryshme.