Darka

Gabimet e “pafalshme” që nuk duhet të bëni gjatë darkës së ndërrimit të viteve

E shijshme nuk do të thotë domosdoshmërisht e shëndetshme, ndaj duhet të dini se tryeza e Vitit të Ri ka dhe një zonë të minuar me ushqime nga të cilat duhet të kemi kujdes.

Në mënyrë që festa të mos prishet nga pirja e alkoolit të tepër apo sjelljeve të tjera shqetësuese më poshtë keni të listuara sjelljet e shëndetshme dhe ato jo të shëndetshme. Silluni mirë në tryezë.

I thoni Po:

Ujit

Konsumi i mjaftueshëm i ujit gjatë ditës është shumë i nevojshëm për të lehtësuar proceset metabolike dhe djegien e kalorive. 1-2 gota ujë përpara cdo vakti mund t’ju ndihmojnë të konsumoni më pak ushqim. Gjatë gjithë ditës nevojiten 2L ujë.

Te ngrenit cdo 3 ore

Të ngrënit 5 vakte gjatë ditës, cdo 3 orë, ndihmon të kontrollojmë sasitë e ushqimit në vaktet që konsumojmë. E ngrëna në të njëjtat orare është e dobishme gjithashtu.

Sallatave perpara vaktit

Konsumi i porcioneve të bollshme të zarzavateve përpara se të vazhdoni në pjatën kryesore ju ndihmon të ndjehenitë ngopur me më pak ushqim. Gjithashtu, prezenca e fibrave në stomak mund t’ju “vjedhi” ca kalori dhe të mos i lejojë të disponohen për energji.

Vajit te ullirit

Vaji i ullirit ekstra i virgjer është yndyrë e cila na ndihmon të mos djamosemi në bark. Këto acide lyrore kanë efekt pozitiv në metabolizem prandaj preferoni të gjitha gatimet tuaja me vaj ulliri.

Sallates Ruse

Me fasule, bizele, karrota dhe me majonezë të bërë vetë, kjo sallatë është shumë e shëndetshme sepse edhe na ngop – edhe na ushqen.

Mishit te bardhe

Vendosni porcione të bollshmë të mishit të bardhë në pjatën tuaj pasi në këtë mënyrë do të ndjeheni të ngopur ndërkohë që metabolizmi juaj do të punojë më shpejt për të tretur proteinat që përmbahen te mishi.

Domateve & qepeve

Përmbajnë mineralin krom i cili ndihmon në metabolizmin e sheqernave.

Ëmbëlsirave me kanellë

Kanella ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Veres se kuqe

Konsumi me mase i verës së kuqe, si psh., 1-2 gota në ditë (jo cdo ditë), ndihmon në përshpëjtimin e metabolizmit, ne uljen e inflamacionit dhe në parandalimin e rritjes së kolesterolit në gjak.

“Muhabetit”

Sa më shumë të flisni, aq më ngadalë do të hani, aq më shpejt do të ngopeni.

Levizjes

Duke qënë të prirur të “ngarkoheni” (me kalori) duhet të merrni masat edhe të “shkarkoheni” (me lëvizje). Të ecurit 60min cdo ditë do t’ju japë mundësinë të digjni të paktën ½ e copës së bakllavasë!

Cdo gje me mase

Nëse zgjidhni të jeni të përmbajtur në sasitë që konsumoni ushqimet, sidomos ëmbëlsirat.

I thoni Jo

Lëkurës së gjelit të detit

Aty akumulohet gjithë yndyra e mishit gjatë gatimit. Nëse shpendi është rritur me preparate si antibiotikë & hormone rritjeje ato akumulohen ne sasi më të koncentruar te lëkura prandaj bëni mirë ta largoni pasi ta keni gatuar mishin me lëkurën e tij.

Ëmbelsirave me stomak bosh

Eshtë më mirë të konsumoni një copëz bakllava pas vaktit kryesor, sesa të pangrënë pasi, kjo mund t’ju rrisë dëshirën dhe nepsin për të ëmbla.

Darkes se ngarkuar

Mos lejoni të konsumoni vakt të rënduar me kalori dhe yndyrë përpara se të flini gjumë në darkë. Përpiquni që të kalojnë të paktën 3 orë pas një vakti të plotë deri në orarin e gjumit.

Salcave te gatshme

Zakonisht, salcat e gatshme të sallatave dhe të ushqimeve të tjera, sidomos salca e sojes, janë tepër të pasura në kripë. Kripa përbën rrezik pë rata që vuajnë nga hipertensioni.

Yndyres se tepruar

Gjatë ditëve të festive, ngarkesa e tepruar me yndyrë të ngopur si margarina, gjalpi dhe kremi I qumështit mund t;ju rrisin yndyrnat në gjak dhe të vendosin në rrezik personat e predispozuar për episode kardiake!

Pijeve me sheqer

Largoni nga shtëpia juaj pije të sintetizuar dhe të koncentruara në sheqer. Nuk keni nevojë për to. Beni limonata, shtrydhni, fruta, kombinoni lëngje me ujë me gaz dhe fruta të ndryshme dhe me perime si kastraveca, karrota dhe domate.