G4shi së shpejti sjell bashkëpunimin me Chris Brown

Reperi i njohur kosovari i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, vitin që lamë pas ka qenë tejet produktiv në muzikë, teksa ka sjellë albumin e ri me plot 17 këngë.

I njëjti duket se nuk do ndalet as këtë vit, pasi veçse ka filluar punën për projekte të reja muzikore.

Ai së fundmi njoftoi fansat se do sjellë ‘remix-in’ e këngës së tij “Safety” në bashkëpunim me Chris Brown dhe Afro B. Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, ku zbulon se ky projekt lansohet më 24 janar.

“Safety 2020, 24 Janar, në bashkëpunim me Chris Brown, Afro B dhe DJ Snake”, ka shkruar krahas imazhit G4shi. Videoja muzikore e plotë e “Safety” u lansua në shtator të vitit të kaluar dhe në YouTube ka grumbulluar afro tre milionë klikime. Labinot Gashi (emri i vërtetë i G4shi), po ashtu tash e disa muaj ka nisur edhe turneun e koncerteve në mbarë botën, teksa edhe këtë vit do e vazhdojë në muajin mars.