G4shi ‘elektrizon’ publikun me performancën në “Sunny Hill”

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, mbrëmë (e shtunë) është ngjitur në skenën e festivalit “Sunny Hill”.

Ai ka kënduar disa nga projektet e tij, teksa nuk ka dyshim se ka ndezur atmosferën para mijëra fansave shqiptarë.

I njëjti po ashtu erdhi me befasi për fansat, ku këta të fundit kishin mundësi të blinin bluza me emrin dhe mbiemrin e tij.

Ndërkohë, ai ka performuar për herë të dytë në Kosovë, ku vitin e kaluar ishte kthyer pas 18 vitesh në Prishtinë.

29-vjeçari është argëtuar mjaft shumë edhe me Dua Lipën, e cila këtë herë është vetëm si spektatore në festivalin e organizuar nga babai i saj, Dukagjini.

https://www.facebook.com/180099715689705/videos/2343954292364828/