Twin-Turbo V8

G-Power përforcon Mercedes-AMG C63 S në 800 kuajfuqi (FOTO)

Edhe një tjetër Mercedes-AMG i cili ka kaluar nëpër duar të kompanisë së njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, G-Power, është edhe ky C63 S (W205).

G-Power qe disa muaj ofron paketën për përforcimin e motorit të këtij modeli 4.0-litër Twin-Turbo V8 në 600 kuajfuqi, ndërsa tani ofron edhe paketën përmes së cilës ky motor përforcohet në 800 kuajfuqi.

Ky Mercedes-AMG C63 S tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,4 sekonda, ndërsa atë maksimale mbi 330 km/h.

Gjithashtu, G-Power ofron edhe set të ri të rrotave Hurricane RR nga alumini prej 20-inç si dhe eksterier të kamufluar dhe disa detaje ngjyrë portokalli.