Fytyra e Luiz Ejllit në hyrje të Shkodrës, bashkëqytetarët e favoritit gati për finalen e madhe

Sonte është nata finale e edicionit të radhës Big Brother Vip Albania.
Padyshim se favorit është Luiz Ejlli, fotografitë e të cilit kanë pushtuar tashmë një pjesë të madhe të vendlindjes së tij, Shkodrës, përcjell lajmi.net.

Ekipi ynë po qëndron momentalisht atje, teksa ka përgatitur edhe storie të veçanta në ditën e së vërtetës.

Siç edhe mund ta shihni në njërën prej pjesëve të përzgjedhura, fytyra e tij shihet qartë në hyrje të qytetit të kulturës.

Më poshtë edhe storia e plotë, ndërsa kujtojmë faktin se sot gjatë gjithë mbrëmjes lajmi.net do t’ju raportojë për çdo risi rreth finales dhe jo vetëm.