“Fyt-a-fyt”, Adriatik Kelmendi: Gara në Prishtinë është një triller i vërtetë

Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se gara e balotazhit në kryeqytet është “një triller i vërtetë”.

“Për Prishtinën mund të them se është një triller i vërtetë”, ka thënë Kelmendi, ndërsa ka thënë se janë duke u përpunuar të dhënat e fundit nga terreni.

Kelmendi tha se në disa komuna, gara është mbyllur që herët, pasi nuk ka ndryshuar trendi.

“Kanë mbetur edhe dy orë për të prezantuar të dhënat e fundit të cilat janë duke u përpunuar. Ka komuna që janë mbyllur që në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk ka ndryshuar trendi. Në fakt ka një stabilizim trendi edhe nëse kemi parë që ka pasur përmbysje – edhe aty ku kanë qenë “fyt-a-fytas” po vazhdon”, tha Kelmendi.