Fyhet nga tifozët në baza racore, tenton të lërë lojën – kthehet dhe shënon supergol!

Mario Balotelli ishte lojtari i radhës që u fye në baza racore nga tifozët e Veronës në takimin që u zhvillua në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Në minutën e 54’, Balotelli u fye nga tifozët e Hellas Veronës në baza racore.

I mërzitur me këtë, ai nisi të largohej nga fusha për të lërë lojën.

Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, derisa më pas e bindën që Super Mario të rikthehet në fushë dhe rikthimi ishte i mrekullueshëm sepse pavarësisht humbjes së skuadrës së tij, Brescias, ai realizoi një gol të bukur në minutën e 85-të.

Ndeshja në fund përfundoi 2-1 në të mirë Veronës.

loading…