Futet në librin e rekordeve Guiness, qëndroi për tetë orë në bërryla

Një burrë nga Illinois-i i SHBA-ve, që kaloi muaj të tërë duke ushtruar nga shtatë orë në ditë, ka arritur të thyej rekordin botëror të meshkujve për qëndrimin më të gjatë në bërryla.

George Hood, 62-vjet ka arritur të qëndrojë në bërryla për tetë orë e 15 minuta e 15 sekonda, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyrtarë të librit të rekordeve Guiness.

Faqja e Librit të Rekordeve e shpalli kampion në këtë fushë 62-vjeçarin.

Hood një ish-polic që tani punon si trajner personal – kishte thyer rekordin e parë botë për qëndrim në bërryla në vitin 2011, duke qëndruar për një orë e 20 minuta.