Interesante

Futet ilegalisht në parkun Yellowstone të mbyllur për shkak të koronavirusit

Një grua që ishte futur ilegalisht në parkun nacional Yellowstone në SHBA, ka pësuar djegie trupore kur ra në ujin e nxehtë, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij parku.

Parku Yellowstone është mbyllur që nga 24 marsi si preventivë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, por kjo grua kishte injoruar shenjat paralajmëruese duke u futur ilegalisht në parkun në Wyoming.

Kjo grua identiteti i të cilës nuk është zbuluar, u ka thënë zyrtarëve të parkut se po bënte fotografi në afërsi të gejzerit Old Faithful – një nga gejzerët më të njohur në botë – kur ra dhe përfundoi në ujin e nxehtë.

Por, pavarësisht lëndimeve trupore, ajo ka arritur të del nga uji dhe të kthehet në veturë dhe të vozit rreth 50 milje, ku më pas u ndal nga rojet e parkut.

Ajo është dërguar me helikopter në spitalin më të afërt, ndërsa zëdhënësja e parkut Linda Veress ka deklaruar për Daily Mail, se incidenti po hetohet nga policia, ndërsa parku vazhdon të mbete i mbyllur për vizitorë.

E ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë ku shihet kjo grua me qenin e saj duke shëtitur nëpër park, edhe pse shihej avulli duke dalë nga uji i nxehtë.