Dubravë

Futën drogë në burgun e Dubravës – aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, V.J. dhe B.S., për shkak se kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë thuhet se të pandehurit, V.J dhe B.S, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shteti, dyshohen së në bashkëkryerje, me datë 9 shtator të vitit 2022, rreth orës 13:30 minuta, në Qendrën Korrektuese të burgut të Dubravës, kanë  futur substanca narkotike, pasi kanë pasur dijeni për mënyrën e futjes së ushqimit brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës nga kompania kontraktuese, të pandehurit (V.J dhe B.S) pa dijeninë e pronarit të kompanisë dhe shoferit të automjetit, i pandehuri V.J e dërgon me veturë të pandehuri B.S në Drenas dhe gjatë natë natës, rreth orës 1:48, në automjetit e kompanisë kontaktuese për bartjen e ushqimit në burgun e lartcekur, fusin narkotikë të llojit marihuanë (me peshë 614.09 gram) të mbështjellë bashkë me 5 X20 tabletë DBOLMAX me peshë me peshë 11gram dhe me përmbajtje methyltestosterone, 212 tableta me peshë neto 27.61 gram me përmbajtje methandrostenolone, 7 telefona Samsung, 4 telefona Iphone dhe 10 adaptera të telefonave.

“Sipas aktakuzë, gjatë kontrollit nga oficerët korrektues në pjesën e pasme të kamionit, në një gyp të metaltë kanë vërejtur një qese të tejdukshme dhe pas hapjes së saj, gjejnë gjërat e lartcekura të cilat edhe i sekuestrojnë. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë