Futbollisti kosovar: Sot Qeveria votoi kundër vullnetit të popullit, shpejt do të vijë dita kur do t’ju ndëshkojmë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë votuar kundër projektligji që lejon tërheqjen e një pjesë të parave nga Trusti Pensional, shkruan Demokracia.com.

Moskalimi i projektligjit, ka sjellë dëshpërim të madh te qytetarët derisa shumë i zhgënjyer është parë edhe futbollisti i mirënjohur Viktor Kuka.

Ai ka shkruar se sot Qeveria votoi kundër vullnetit të popullit derisa ka kërcënuar se shumë shpejt këta deputetë që votuan kundër do ta kërkojnë votën e këtij populli i cili do të dijë t’i ndëshkojë.

“Sot qeveria votoj kundër vullnetit te POPULLIT , por mos harroni shumë shpejt vijnë zgjedhjet edhe keni me lyp VOTEN e POPULLIT !! Shihemi ne Zgjedhjet e Ardhshme oo QEVERIA e POPULLIT !!”, ka shkruar Viktor Kuka. /Demokracia.com