Futbollisti i PSG-së nuk mund ta mbajë dëshpërimin: Po ndihemi si m*t tani

Futbollistët e PSG-së janë tronditur nga humbja e mbrëmshme kundër Bayernit në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Evropë.

Në prononcimin pas sfidës më të rëndësishme në karrierën e tij, mesfushori Ander Herrera ka reaguar tejet i dëshpëruar.

“Ne ndihemi si m*t tani. Por, ne kemi ndërtuar diçka të rëndësishme për klubin dhe tifozët. Nesër ne do të mendojmë për këtë. Sot është vështirë të flasësh”, ka deklaruar ai.

Herrera tutje ka theksuar se PSG do të tentojë të rikthehet së shpejt në finalen tjetër të Ligës së Kampionëve.