Ylli i Premierligës angleze, koreani Hwang Ui-jo është suspenduar nga ekipi kombëtar i Koresë së Jugut.
Sulmuesi i Nottingham që sivjet luan te Norwich si huazim po akuzohet për regjistrimin e një videoje të paligjshme seksuale ndaj ish të dashurës së tij.
Skandali u ngrit pas një ndarje publike të Hwang Ui-jo me aktoren dhe këngëtaren Hyomin , e grupit të famshëm KPop T-ARA , në mars 2023.
“Ne kemi vendosur të mos zgjedhim Hwang Ui-jo për ekipin kombëtar derisa të arrihet një përfundim i qartë për faktet” thuhet në vendimin e federatës koreane.
Hwang Ui-jo mund të humbasë Kupën e Azisë, e cila fillon më 12 janar në Katar. /Ballkani.info







