Kosova

Futbollisti i Kosovës humb njeriun e zemrës, e kujton me foton kur ishte fëmijë

Futbollisti i Torinos dhe Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka ndërruar jetë gjyshja e tij.

Familjarë të futbollistit njoftojnë në rrjetet sociale se varrimi i të ndjerës Ajshe Vojvoda do të bëhet të enjten në varrezat e lagjes Vojvodë në Llaushë të Skenderajt.

Vojvoda mungon për dy ndeshjet e radhës të muajit tetor ndaj Andorrës dhe Izraelit (kjo ndeshje sipas të gjitha gjasave do të shtyhet) për shkak të një lëndimi.

Mbrojtësi Vojvoda konsiderohet një ndër pikat e forta të reprezentacionin të Kosovës.

Ai në vitet e fundit ka treguar paraqitje të mira në Serie A me Torinon.