Futbollisti i Kombëtares kosovare bëhet me skuadër të re: “Iu bashkova klubit më të madh…”

Shkëlqim Demhasaj edhe zyrtarisht është lojtar i Grasshopper.

Lajmin e ka konfirmuar klubi zviceran, por edhe vet futbollisti i Kombëtares së Kosovës përmes llogarisë personale në Facebook.

Ai është shumë i lumtur që i është bashkuar siç ka thënë “klubit më të madh në Zvicër”.

“Nga edicioni i ri 2020/21 jam pjesë e skuadrës më të madhe në Zvicër, Grasshopper. Shpresoj që të kemi sukses së bashku me klubin për t’i arritur objektivat”, ka shkruar Demhasaj.