Futbollisti i Juventusit, argëtohet me Dhurata Dorën (VIDEO)

Futbollisti i Juventusit ka postuar mbrëmë një video në rrjetet sociale ku shihet duke u argëtuar me këngën e Dhurata Dorës dhe Soolking

Miralem Pjanic duket se ka shije për muzikë, pikërisht muzikën shqiptare.

Futbollisti boshnjak i Juventusit ka postuar mbrëmë një video në rrjetet sociale ku shihet duke e dëgjuar këngën e Dhurata Dorës me Soolking.

Ai është parë duke u argëtuar me këtë këngë bashkë me disa shokë të vet derisa është në një hotel që ka edhe një pishinë dhe poshtë tij shihet një qytet.

Megjithatë, Pjanic nuk ka treguar se cilin vend ka zgjedhur për pushime, pasi fitoi titullin e kampionit në Itali me Juventusin.