Futbollisti brazilian feston golin duke e puthur gruan në tribunë, anulohet për pozitë jashtë loje!

Sa i përket festimeve të çuditshme apo të sikletshme të golave, festimi i mesfushorit brazilian të Ludogoretsit, Wanderson, është i fundit që ka hyrë në këtë listë.

Futbollisti brazilian ishte i bindur se e kishte shënuar golin e fitores në ndeshjen e klubit bullgar kundër Slavia Sofias, në kuadër të ligës në nivelit të parë të futbollit në Bullgari, këtë fundjavë.

Për ta festuar këtë gol, ai doli jashtë rrethojave të fushës, i kaloi tabelat e reklamave dhe vrapoi drejt tribunave të stadiumit.

Pastaj, 31-vjeçari e ftoi bashkëshorten e tij për të zbritur poshtë nga tribunat në mënyrë që ta puthë atë.

https://twitter.com/shumansko/status/1165992090158936066

Megjithatë, Wandersoni nuk ishte i vetëdijshëm që goli i tij ishte anuluar për pozitë jashtë loje dhe ndeshja kishte rinisur, përderisa ai po e puthte bashkëshorten e tij. Pamja në fytyrën e tij kur e kuptoi se çfarë kishte ndodhur bëri që kjo video të bëhet virale.

Për më tepër, goli duhej të ishte lejuar pasi që braziliani nuk kishte qenë në pozitë jashtë loje kur topi ishte harkuar.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, mirëpo festimi i Wandersonit bëri që kjo përballje të bëhej e famshme nëpër rrjetet sociale.