Futbollistët e vegjël të Vushtrrisë duan të bëhen si Milot Rashica dhe Arbër Zeneli (VIDEO)

Vogëlushët nga Vushtrria që mbajnë fanelat e dy prej yjeve kryesore të përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica, duan të bëhen pikërisht si ta.

Dëshira u është shtuar goxha pas ndeshjes së të hënës kundër Bullgarisë që u fitua 3 me 2.

Milot Rashica është pak më i preferuar se Arbër Zeneli. Mbase për faktin se i pari ishte nxënës i shkollës “Ali Kelmendi” në Vushtrri, por edhe për arsyen tjetër se sulmuesi i Verderit në Gjermani i kishte dhuruar këtij vogëlushi një fanellë.

Sukseset e kohësve të fundit të Kosovës në futboll ka shtuar apetitet për këtë sport edhe te fëmijët tjerë në shkollat e Vushtrrisë.

https://www.youtube.com/watch?v=jZIFukwCt3Y