Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kujton ish-kryetarin Fadil Vokrri

Sot janë bërë një vit nga vdekja e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vocrri është ndër njerëzit më meritor për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në UEFA e FIFA.

Sot futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës e kanë kujtuar nga Bullgaria ish-kryetarin Vokrri.

Ata kanë mbajtur në duar emrin e legjendës Fadil Vokrri si dhe numrin nëntë.

Kujtojmë që Përfaqësuesja e Kosovës po i zhvillon përgatitjet e fundit në Sofje para ndeshjes me Bullgarinë për eliminatoret e EURO 2020.