Futbollistet e Kosovës zhvilluan stërvitjen e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave të martën ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të ndeshjes së parë kualifikuese për Evropianin 2021 kundër Turqisë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet të premten (ora 20:00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në stërvitjen e parë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, përzgjedhësja Afërdita Fazlija dhe ndihmësit Veton Çitaku, Sanije Krasniqi e Besart Ismajli punuan me intensitet më të ulët, marrë parasysh se të gjitha lojtaret ishin të angazhuara në ndeshje kampionale në fundjavë, ka njoftuar FFK-ja.

Kosova bën pjesë në Grupin A eliminator së bashku me Holandën, Rusinë, Turqinë, Slloveninë dhe Estoninë. Të mërkurën (sot), futbollistet e Kosovës do të kenë dy seanca stërvitore, po ashtu në Obiliq.

loading…