Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili deri më tash asnjëherë nuk i është gëzuar publikisht fitoreve të Kombëtares së Kosovës në futboll, si duket tani ka vendosur të ndryshojë strategjinë e komunikimit publik.
Kurti, ashtu sikurse edhe figura të tjera të këtij subjekti politik, ishin shfaqur gjithnjë si tifozë të kombëtares shqiptare dhe asnjëherë nuk ishin në përkrahje të djemve tanë, deri tash kur dukshëm po performojnë më mirë se djemtë e kombëtares shqiptare.
“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!”, ka shkruar sonte befasisht Kurti.

Më herët, Kurti i kishte “ngrënë” fjalët e tij edhe për vendosjen e kravatës.
Këtë e kishte bërë me sugjerim të konsulencës zgjedhore që kishin angazhuar, për tu shfaqur më i pranuar në shoqëri.
Në kërkim të votave, Kurti po heq dorë gradualisht nga gjithçka që kishte trumbetuar deri më tash. /Ballkani.info/







