Futbollistët anglezë të Premierligës nuk duan t’ia dinë për distancë teksa festojnë në Ibiza FOTO

Tre nga talentet më premtues të Premierligës, futbollistët anglezë Dele Alli, James Maddison e Jack Grealish u pikasën së fundmi duke pirrë birra e duke festuar në grup gjatë pushimeve në Ibiza, edhe pse Spanja është vendosur në listën e Britanisë për vendet e karantinës

Tresha nuk dukej se praktikonin distancim social teksa qëndronin pranë miqve të tyre në plazhin e rezortit spanjoll të festave.

Sulmuesi i Tottenham, Alli mbante një kapele të kuqe, mbathje të zeza dhe syze rrethore, mesfushori i Leicester, Maddison mbante rrobabanjo të kuqe, kurse talenti i Aston Villa, Grealish, kishte kapele të zezë dhe veshje të bardha.

Grealish është kritikuar dhe më parë për mos-zbatim të rregullave të pandemisë kur mori pjesë në një festë ilegale në Mars, bashkë me shokun e skuadrës Ross Mcormack.

Tre futbollistët ishin nisur për në Spanjë menjëherë pas përfundimit të kampionatit 2019-20 javën që shkoi. kur të kthehen në Britani ata so të duhet të vetë-karantinohen për dy javë.

Vetem pas disa javesh Anglia rihap sezonin parastervitor te kampionatit 2020-2021.