Kryetari i Napolit

“Futbolli na ka dëshpëruar shumë”

Kryetari i Napolit ka thënë se futbolli “na ka dëshpëruar shumë” pas koreve raciste kundër Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi i Napolit ishte temë e koreve raciste mbrëmë kundër Interit, me Carlo Ancelottin që tha se lojtarët e tij do të largohen nga fusha nëse kjo ndodh edhe njëherë.

“Pajtohem me atë që ka thënë Ancelotti”, ka thënë Luigi De Magistris për Radio Crc.

“Loja absolutisht është dashur të ndërpritet, siç kërkohej në mënyrë të përsëritur. Sigurisht shkaktoi një gjendje hidhërimi dhe shqetësimi për lojtarët tonë”.

“E vlerësojë lart postimin në Twitter të Koulibalyt, të cilin e shpërndau pasi që mendojë se ishte një mesazh i një qenie njerëzore, një napolitan i vërtetë, një mesazh për qytetarë italian dhe te tërë botës”.

“Fatkeqësisht racizmi në vendin tonë po përparon në vend që të largohet. Detyrë e shtetit duhet të jetë që ai të ndalet, por ne po ashtu kemi përfaqësues qeveritar të cilët nxisin diskriminimin racorë, ndarjen në bazë të ngjyrës apo origjinës gjeografike”.

“Sporti, në anën tjetër, duhet të shërbejë si një shembull i integrimit dhe barazisë mbi ngjyrën e lëkurës, sepse, ndryshe lojërat olimpike nuk kanë kuptim, universiada nuk ka kuptim…asgjë nuk ka kuptim”.

“Në këtë pikë futbolli është duke na dëshpëruar. Në njërën dorë, ai është zhvilluar në logjiken e zhvillimit ekonomik, në anën tjetër, nëse i referohemi këtij rasti atëherë ai është i papranueshëm, jo fer dhe absolutisht i turpshëm”.

“Kur arrini në një pikë ku ju nuk e ndërprisni një ndeshje, edhe pse ka kërkesa të ripërsëritura, kjo do të thotë se ne nuk kemi kurajo se kush duhet të fitojë në këtë sport”.