Fushë Kosovë, pas mosmarrëveshjes në trafik – përfundojnë në spital

Katër persona janë përleshur dje mes vete në Fushë Kosovë për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik.

Si pasojë e përleshjes fizike, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Rr. Dardania, Fushë Kosovë 25.09.2021 -19:45 Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.