Fushë Kosovë: E plagosë me armë zjarri një person dhe arratiset

Një burrë ka lajmëruar Policinë e Kosovës se është plagosur me pistoletë nga një i dyshuar mashkull, dje rreth orës 15:10 në Fushë Kosovë.

Deri te plagosja sipas policisë erdhi për shkak të mosmarrëveshjes mes tyre, shkruan Ballkani.info.

Viktima me këtë rast ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9mm.
I dyshuari gjendet në arrati./Ballkani.info/

loading…