Fushë-Kosovë: Digjen 60 ari me grurë
Raportohet se janë djegur 60 ari të mbjellura me grurë në fshatin Bardh i vogël në Fushë Kosovë, shkruan Ballkani.info.
Policia njofton se rastin në polici e ka raportuar pronari i tokës.
Rasti në polici është hapur si zjarrvënie.
“Fsh. Bardh i Vogël, Fushë Kosovë 11.07.2022 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari të mbjella me grurë”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet.