Formacionet

Fushë Kosova pret Lirinë në duelin e skuadrave të fundit në tabelë, formacionet zyrtare

Fushë Kosova është nikoqir i Lirisë së Prizrenit në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë.

Është një duel i dy skuadrave të fundit në renditjen tabelare që kërkojnë largimin nga ato pozita.

Fushë Kosova në këtë takim vije pas dy barazimeve radhazi dhe synon fitoren e dytë në kampionat.

Edhe prizrenasit kanë dy barazime në dy ndeshjet e fundit, derisa kërkojnë të marrin tre pikëshin e dytë në elitën e futbollit kosovar.

Formacionet zyrtare:

Fushë KosovaRugji; Kutllovci, Ajdini, Krasniqi, Ivkic, Rapuca, Thaqi, Demri, Islami, Adewole, Statovci;  

LiriaShala; Dube, Zenunaj, Topalaj, Megameno; Arifi, Gavazaj, Stafa; Tjiueza, Petrus, Alidema;