Pa rrymë

Fushë-Kosova mbeti pa rrymë, KEDS thotë se është eliminuar problemi

Në Fushë-Kosovë gjatë ditës së sotme ka pasur reduktime të energjisë elektrike deri në katër orë.

Kjo sipas banorëve të zonës të cilët kanë treguar rreth problemit me rrymë, njofton Klankosova.tv.

Por zyrtari për informim i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, ka thënë se ky problem është eliminuar dhe se banorëve iu është rikthyer furnizimi i rregullt me rrymë.

“Ka pasur një prishje shkaku i mbingarkesave. Prishja është eliminuar, konsumatorët tanë kanë aty, kanë furnizim të rregullt me rrymë”, ka thënë Krasniqi.

VIDEO BONUS: Aeroporti i Prishtines sot me 01.01.2024