Fushatë kundër Lumir Abdixhikut në rrjetet sociale, ia vendosin “mustaqet” e Agim Veliut

Në rrjete sociale ka nisur një fushatë kundër anëtarit të LDK-së Lumir Abdixhikut nga grupi meKryeministritn, administratorët e së cilit janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në grupin “meKryeministrin” në Facebook janë shpërndarë disa fotografi të Abdixhikut e ku ai është krahasuar me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun.

Në këtë faqe madje shkruhet se Abdixhiku duhet të pensionohet në politikë.

Kjo faqe njihet si njëra nga më të mëdhat në rrjete sociale që menaxhohet nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Abdixhiku ishte ministër në Qeverinë Kurti derisa në Qeverinë Hoti nuk e kishte mbajtur pozitën e njëjtë.

Ai kishte qenë një nga personat më të përfolur si kandidat për kryeministër nga LDK-ja në këto zgjedhje, ndërsa, është përmendur edhe si kandidat i këtij subjekti në zgjedhjet që pritet të mbahen sivjet për kryetar të komunës së Prishtinës.