Boksieri britanik Tyson Fury, ish kampioni i botës në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se do të stërvitet me Conor McGregor në momentin që ai do të vendosë të kalojë nga ringu në kafaz.
31-vjeçari britanik po përgatitet për debutimin në WWE ndaj Braun Strowman, në duelin që do të zhvillojnë më 31 tetor në Arabinë Saudite.
Gjithsesi, Fury u shpreh për “Sky Sports” se ka biseduar me McGregor, për t’u stërvitur së bashku në momentin që boksieri britanik do të vendosë të debutojë në artet marciale mikse. “Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Do të debutoj në WWE, një ndryshim i madh për mua dhe e ardhmja mund të dhurojë të tjera surpriza”, tha Tyson Fury.
“Ndoshta që këtë vit mund të debutoj në MMA. Unë gjithnjë shoh përpara. Kam biseduar me Conor McGregor për këtë çështje dhe ai mezi pret që të më stërvitë. Do të jetë diçka e jashtëzakonshme për të dy. Më tha se është gati të më stërvitë në Dublin, në çdo moment që unë kam dëshirë. Mezi po pres të punoj më të”, tha Fury.







