Tyson Fury ka arritur marrëveshje në vlerë prej 90 milionë eurosh me televizion e famshëm sportiv, ESPN.
Kjo marrëveshje mund t’ia fitojë atij titullin e kampionit të peshave të rënda, pasi që Fury pritet të ketë meçe kundër Anthony Joshuas e Deontay Wilderit.
Megjithatë, tifozët e boksit do të duhet të presin më gjatë për ta parë se cili nga këta të tre boksierë do të bëhet kampioni i parë i unifikuar i peshave të rënda në boks që nga Lennox Lewis.
Por, promoteri Frank Warren insiston se përkundër që këta tre boksierë kanë marrëveshje me televizione të ndryshme, marrëveshja e Furyt bën që këto meçe të kenë edhe më shumë gjasa për t’u zhvilluar.
Ndërsa, sa i përket meçit mes Furyt dhe Wilderit, i cili pritej të zhvillohet më 18 maj në Nju Jork, ai ka mbetur i pezulluar dhe ende nuk dihet se kur mund të takohen këta të dy për një përballje.
“Unë do të ndeshem me këdo që Frank ma vendos përpara”, ka thënë Fury.
Në anën tjetër, Joshua do t’i mbrojë titujt e tij IBF, WBA, WBO dhe IBO kundër Jarrell Millerit, në ndeshje e cila do të zhvillohet më 1 qershor, në Madison Square Garden të Nju Jorkut.







