Fury: Deontay Wilder, tash është radha jote

Pas triumfit të vështirë ndaj Otto Wallin, ishte e pritshme që Tyson Fury ta thërriste emrin e Deontay Wilder për meçin e radhës.

Boksieri britanik fitoi pas 12 raundesh me vendim të gjyqtarëve, në një përballje që i shkaktoi shumë telashe, edhe pse konsiderohej favorit i madh.

Ai e ka të caktuar rimeçin me kampionin e WBC-së për muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa pas duelit ndaj suedezit nuk mund të mos e ngacmonte kampionin.

“Deontay Wilder, është radha jote. Tash do të shkoj në shtëpi dhe të qetësohem me familjen”, ka thënë Fury.

Natyrisht se nuk mungoi as deklarata e Wilder për Tysonin, për të cilin deklaroi se është i mbaruar dhe se mezi e pret rimeçin mes tyre.