Shaqir Duraj është shqiptari i cili u bë temë e mediave ndërkombëtare për iniciativën e tij të nisur gjatë kësaj kohe kur po lufton e gjithë bota kundër koronavirusit.
Furra e bukës, e drejtuar nga familja Duraj në Kanada po shpërndan bukë falas, dhe përveç që po i jep ato falas, ata edhe i dërgojnë te familjet, meqë ka shumë prej të moshuarve, siç shpjegon ai, që nuk mund të dalin nga shtëpitë.
Të shkuar në vitin ‘99 si refugjatë në Kanada, Shaqir Duraj me familje kanë furrë buke atje tash e sa vite.
Vajza e tij, Aulona, i propozoi babait të fillojnë ta japin bukën falas dhe madje ta dërgojnë nëpër shtëpi.
Kjo iniciativë e bëri atë kryefjalë të mediave ndërkombëtare.
Duraj tha se është ndjenjë tejet e veçantë ta dish se duke ua dërguar bukën në shtëpi po i bënë njerëzit e lumtur.
Ndërsa, Aulona, uroi që kjo nismë e tyre t’i inspirojë edhe të tjerët, që të bëjnë aq sa munden për të ndihmuar në këtë kohë.
Për më tepër, shikoni videon më poshtë.







