Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Lezhë- Laç, ku një furgon pasagjerësh ka përplasur një burrë të moshuar i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 67 vjeçari i identifikuar si Pal Gdheli. I moshuari është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Foto e mëposhte tregon dhe skenën pas incidentit që mund t’i kushtojë jetën 67 vjeçarit.