Funksionon pazari, 81 vota hidhën në kutinë e votimit për president

Pas votimit të ri në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit, pasi që seanca e mbrëmshme dështoi, sot është arritur kourumi dhe me 81 vota po numërohen votat për presidentin.

Suksesin e këtij votimi e kanë arritur dy deputetët minoritarë të afërt me Listën Serbe, Adem Hoxha nga partia gorane, dhe Fadil Gashi nga Iniciativa rome. /Ballkani.info/