Funerali i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të fillojë në Teheran më 4 korrik dhe do të përfundojë me një varrim në qytetin e tij të lindjes, qytetin e shenjtë të Mashhadit në verilindje të vendit, më 9 korrik, raportuan sot mediat shtetërore.
Khamnei u vra në ditën e parë të sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane mbi Iranin më 28 shkurt. Udhëheqësi fetar 86-vjeçar ishte kreu i Republikës Islamike për 36 vjet, transmeton Ballkani.info.
Ceremonia e funeralit do të përfshijë gjithashtu qytetin e shenjtë të Qomit, në jug të Teheranit, më 7 korrik, raportuan mediat. Ligji islamik dikton që i ndjeri të varroset sa më shpejt të jetë e mundur, idealisht brenda 24 orëve nga vdekja, por lejohen përjashtime, për shembull në kohë lufte.
Ai u pasua nga djali i tij
Gjatë sundimit të tij, Khamenei e profilizoi Iranin si një forcë të fuqishme antiamerikane, duke zgjeruar ndikimin e tij ushtarak në të gjithë Lindjen e Mesme duke krijuar dhe forcuar forca të ndërmjetme si Hezbollahu në Liban, ndërsa njëkohësisht shtypte trazirat në vend me grusht të hekurt.
Ai mbeti një kritik i ashpër i Shteteve të Bashkuara, ndërsa administratat e njëpasnjëshme amerikane u përpoqën pa sukses të zgjidhnin mosmarrëveshjen me Iranin mbi programin e tij bërthamor. Sulmi ajror në të cilin ai u vra shkatërroi kompleksin e tij qendror në Teheran.
Djali i tij 56-vjeçar, Mojtaba, i cili humbi gruan dhe u plagos në të njëjtin sulm ajror, u zgjodh si pasardhës i babait të tij si udhëheqës suprem.







