Fundoset varka me emigrantë në Libi, raportohet për 11 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 73 emigrantë janë zhdukur në brigjet e Libisë, pas fundosjes së varkës. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), ku pretendon se të gjithë mund të kenë humbur jetën.

Deri më tani kanë mbijetuar vetëm 7 emigrantë, ndërsa janë nxjerrë të pajetë 11 trupa. Libia është shndërruar në një pikë nisje për ata që përpiqen të arrijnë në Europë.

Sipas raportimeve, vetëm për këtë vit kanë humbur jetën 130 emigrantë, në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të BE.

IOM deklaroi se më shumë se 1450 refugjatë kanë humbur jetën përgjatë vitit të kaluar.