Futboll

Fundjavë e nxehtë na pret në futbollin kosovar, shumë derbi brenda një jave

Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë garat këtë vikend derisa na presin disa ndeshje tejet interesante.

Gara ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë ndaj skuadrat nuk kanë edhe kohë për të humbur pikë, kështu që në fushë tash e tutje nuk guxojnë të bëjnë asnjë gabim, shkruan Ballkani.info.

Ndeshja më joshëse është ajo ndërmjet Prishtinës e Llapit me këtë të fundit që ka hyrë në garë për titull dhe vetëm fitorja e mbanë lartë.

Sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Ballkanit e Gjilanit ku skuadra e Ilir Dajës ka hyrë në një krizë dhe nuk guxon të gabon më nëse dëshiron ta ruaj kreun.

Sfidë e vështirë e pret edhe Dritan që ndeshet me Dukagjinin.

Më poshtë gjeni komplet orarin e ndeshjeve për këtë vikend.