“Fullerante”, Rina si gjithmonë tërheqëse në klipin e ri muzikor

Rina Balaj e ka lansuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Fullerante”.

Kënga është e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtarja vjen tërheqëse si gjithmonë.

Mixey qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë miksimin dhe masterizimin.

Videoklipi muzikor është xhiruar nën regji të Elisah Voli.

“E kalume” mban titullin kënga e mëparshme e Rinës, e cila u lansua në muajin shkurt dhe numëron mbi 5.4 milionë shikime në YouTube.