Ftohtë sot, kujdes me veshjen këto janë temperaturat për sot

Fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore gradualisht po shtrihen mbi rajonin tonë, që gjatë fundjavës do të sjellin kthjellime dhe intervale të gjata me diell.

Mirëpo ditën e premte një front i ftohtë nga verilindja e kontinentit do të kaloj në lindje të rajonit, që pritet të sjellë mundësi për reshje të dobëta bore kryesisht përreth viseve malore, e vonë në mbrëmje reshje të dobëta bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës.

Në aspektin termik vendi ynë mbetet nën masa të ftohta ajrore, mirëpo temperaturat maksimale gjatë ditës do të shënojnë rritje.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe pritet të rriten edhe në të pashëndetshme.

7.02.2020 – Mot i fohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes ngrica. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta, kryesisht nga rrafshi i Kosovës. Do të fryejë erë mesatare nga veriperëndimi 2-9m/s. Indeksi UV: 2.