Ftohen për intervistim nga policia, tre aktivistë të PSD-së

Partia Socialdemokrate kanë deklaruar se kanë pranuar tri ftesa për intervistim nga Policia e Kosovës për tre aktivistët e saj.

Aktivistët Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati janë ftuar për intervistim në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Lagjen e Muhaxherëve.

“Sërish, arsyeja është aksioni që kemi zhvilluar kundër Gjykatës Speciale. Një aktiviteti krejt të rëndomtë i kanë dhënë kualifikim të veprës penale. Kur organizojmë aksione simbolike apo forma tjera të protestës ne ushtrojmë liritë dhe të drejtat tona. Këtë insistim të Policisë nuk mund ta kuptojmë ndryshe veçse si përpjekje për disiplinim”.

“Gjykata Speciale është e “ndjeshme” ndaj kritikës sepse është arbitrare dhe e padrejtë. Kundërshtimi i kësaj Gjykate është interes publik dhe shërbim për drejtësinë. Tash që ajo po e vazhdon funksionimin pa mandat, ajo është vetë vendi i skandali”, thuhet në komunikatën e PSD-së.